1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Anton Quni: Bashkë me VV-në do ta rikthejmë vendin në binarë

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka deklaruar se kjo parti ka shënuar rritje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

- Advertisement -

Në një intervistë Quni ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ngjalli entuziazëm, vullnet e shpresë, duke zgjuar kështu elektoratin e fjetur të kësaj partie.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, gjithashtu ka thënë se Vjosa Osmani ka pasur mbështetje e fuqishme të Kryesisë, si dhe mbështetjen e të gjitha degëve në teren.

Ndërkaq, duke folur për ecurinë e bisedimeve mes LDK-së dhe VV-së, ai ka thënë se grupet punuese po punojnë në harmonizimin e programit qeverisës, ndërkohë ka paralajmëruar se së shpejti do të ndodhin edhe takimet në nivelin politik.

- Advertisement -

” Besoj që gjithçka po ecën mirë, grupet punuese po punojnë në harmonizimin e programit qeverisës, ndërkohë, që së shpejti do të ndodhin edhe takimet në nivel politik. Jam i sigurt që vullnetin e qytetarëve të Kosovës do ta kthejmë në realitet, duke u bërë bashkë mbi parimet e qeverisjes së mirë, gjë që i ka munguar kaq shumë vendit tonë. Pritjet e qytetarëve janë shumë të mëdha, jemi të vetëdijshëm për këtë, prandaj, do të tregohemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në maksimum që të mos i zhgënjejmë, por t’u ofrojmë një qeverisje ndryshe, të përgjegjshme, efikase dhe transparente. Një qeverisje që Kosovën e rikthen në binaret e normalitetit. Marrë parasysh këtë, do të duhej të arsyetohej edhe koha pak më e gjatë e bisedave dhe takimeve tona. Të dyja palët po mundohemi që të dalim sa më mirë nga ky proces”,është shprehur Anton Quni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit