4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Anton Quni tregon gabimin e Kosovës, ka një mesazh të fortë për Serbinë

Rekomandime

“Kosova, me sa di unë, qysh në bisedimet e Vjenës ka kërkuar dhe insistuar që kompensimi i dëmeve të luftës të futen në kuadër të bisedimeve me Serbinë. Duket që ka pasur një hezitim apo refuzim nga ana e faktorit ndërkombëtar, por edhe Kosova zyrtare nuk ka bërë shumë në këtë drejtim. Tash është koha e fundit që ky gabim i yni të korrigjohet dhe të insistohet me çdo kusht që shteti serb të pranoj realitetin duke paguar dëmet që i ka shkaktuar Kosovës”, tha Quni për “Kosova Sot Online”.

Fillimi i bisedimeve të reja me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, do të jenë një nga detyrat parësore për qeverinë e re të Kosovës në rrafshin diplomatik, kërkesë kjo që ka filluar të artikulohet gjithnjë e më shpesh edhe nga faktori ndërkombëtar, shtetet me ndikim që mbështetën Kosovën dhe ndihmuan forcimin e sovranitetit ndërkombëtar pas shpalljes së pavarësisë, para 12 vitesh.

- Advertisement -

Mirëpo këto bisedime, që do të jenë një barrë serioze për qeverinë në ardhje, nuk do të kishin kuptimin dhe efektin real të normalizimit të plotë të raporteve me Serbinë , nëse ky shtet nuk e pranon kërkesën për kompensimin e dëmeve të luftës.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online”, anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, i cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, i rizgjedhur përsëri edhe në mandatin në vijim.

Anton Quni

“Mendoj që është qenësore, që Serbia t’i paguaj dëmet e luftës Kosovës, është një hap konkret dhe i sigurt për arritjen e paqes mes nesh dhe në gjithë rajonin. Duke paguar dëmet e luftës, shteti serb do të bënte shkëputjen nga regjimi kriminal i Millosheviqit, pra do ta ndihmonte edhe Serbinë që të fillonte një epokë të re të ekzistimit të saj”, tha Anton Quni për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Qunit, çështja e dëmeve të luftës me Serbinë,m nuk është temë krejtësisht e harruar nga institucionet e shteti tonë, pasi që në fillim të bisedimeve të Vjenës është provuar të futet në agjendë, por është refuzuar nga faktori ndërkombëtar.

Kosova, me sa di unë, qysh në bisedimet e Vjenës ka kërkuar dhe insistuar që kompensimi i dëmeve të luftës të futen në kuadër të bisedimeve me Serbinë. Duket që ka pasur një hezitim apo refuzim nga ana e faktorit ndërkombëtar, por edhe Kosova zyrtare nuk ka bërë shumë në këtë drejtim. Tash është koha e fundit që ky gabim i yni të korrigjohet dhe të insistohet me çdo kusht që shteti serb të pranoj realitetin, duke paguar dëmet që i ka shkaktuar Kosovës”, tha Anton Quni për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Rreth kësaj çështje, “Kosova Sot Online” i ka dërguar pyetje edhe subjektit politik Vetëvendosje, që pritet ta drejtojë qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, por nga ky subjekt politik nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje rreth kësaj teme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit