3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së tregon për Betejën e Baballoqit: Ramush Haradinaj ishte frymëzim për luftëtarët

Rekomandime

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Dukagjinit Florim Mataj, në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova ka folur për Betejën e Baballoqit në përvjetorin e 22-të të saj.

Mataj tregoi për organizimin e ushtarëve të këtij fshati, zhvillimi i luftimeve me forcat serbe, e deri tek rënia e dëshmorëve.

- Advertisement -

“Pas 24 marsit që u shënua sulmi mbi familjen Haradinaj dhe rezistencën nga komandanti Ramush Haradinaj, ne si fshati më i afërt më fshatin Gllogjan filluam organizimet. Gjatë kësaj periudhe deri më 21 prill, personat që ishin në kontakt në shtabin e Gllogjanit ishte faik Dodaj, Adem Mataj dhe Sami Gjocaj “.

“Gjatë kësaj kohe ne diskutonim si të organizohemi. Më 16 prill 1998 jemi përzgjedhur nja 14 ushtarë nga fshati Baballoq të udhëtojmë në Shqipëri. Atë ditë kemi udhëtuar për Shqipëri bashkë me qindra luftëtar të tjerë “.

- Advertisement -

“Më 19 prill jemi kthyer nga Shqipëria me armatim. Ka qenë shumë e vështirë, ka qenë shi dhe lagështi dhe kur jemi kthyer me ngarkesa i kemi pas secili nja 30 kilogramë armatim. Secili ka pasur nga dy armë dhe municion. Më 20 prill kemi mbërritur në fshatin Smolicë diku afër 05:00 të mëngjesit, na kanë pritur nga shtabi i UÇK-së dhe i kemi vendosur armatimin në traktor. Diku ka ora 08:00 kemi mbërritur në fshatin Hereq, dhe e kemi bllokuar magjistralen Gjakovë-Deçan “.

- Advertisement -

Mataj tregoi edhe për përballet e para të luftëtarëve të fshatit Baballoq me forcat serbe.

“Unë me bashkëluftëtar diskutonim se ku do të rrijmë deri ka mbrëmja për tu mos u futur në fshat që ti shqetësojmë bashkëfshatarët. Por sa i kemi kaluar magjistralen komandanti Faik Dodaj, na ka informuar se diku nja 150 luftëtarë të fshatit Baballoq me armët që i kanë pasur kanë filluar të japin roje. Momente të vështira gjatë rrugës kemi pasur vështirësi por ndonjë befasi nuk ka pasur nga ana e forcave serbe “.

“Më 21 prill ne kemi dalë për ti provuar armët dhe për të bërë ushtrime. Por rreth orës 10:40 minuta forcat serbe kanë provuar të hyjnë në fshat, por që kanë hasur në rezistencë të ushtarëve të UÇK-së. Fshati ka pasur shumë kulla, jemi pozicionuar në këto kulla, duke e ditur pozicionin e Sukës së Baballoqit që është një kodër afër 400 metra, forcat serbe u pozicionuan në Sukë dhe afër varrezave të fshatit, në Zabel në Rostovicë dhe në drejtim të Jasiqit “.

” Dita e parë ë luftimeve ka qenë më e vështirë për shkak se në fshat i kemi pasur edhe familjet. Për fat nuk kemi pasur të plagosur. Atë ditë na kanë ardhur në krah edhe komandanti Ramushi me qindra bashkëluftëtar. Beteja ka zgjatur nga 21 prilli deri në shtator.

“Pas dy tri ditëve fillojmë me një riorganizim duke e formuar Shtabin e fshatit. Komandant zgjidhet Faik Dodaj, përfaqësues në shtabin e zonës Adem Mataj dhe Ukë Shala ishte anëtar i shabit. Kemi filluar edhe vendosjen e pikave nga pika 1 deri në 7 “.

Ish-luftëtari i UÇK-së shtoi se dëshmori i parë i fshatit ishte Ramiz Batushaj, i cili ra heroikisht.

Mataj tregoi se Baballoqi i ka 12 dëshmorë që dhanë jetën për liri.

“Lufta e ashpër ka filluar nga 21 prilli deri në shtator, çdo ditë kemi pasur luftime të ashpra dhe intensive. Më 25 maj Ramiz Batushaj bie deshmor i kombit. Humbjen e tij e kemi përjetuar rëndë, por na ka dhënë forcë që të vazhdojmë tutje. Është plagosur edhe një luftëtar i ri nga Gjakove Shpëtim Shehu “.

“Më 9 gusht i kemi pasur edhe humbjet e tjera, deshmorë ka rënë Lul Humaj, atë ditë është plagosur rëndë edhe Zenun Mataj, atë ditë ne arritëm që na nxjerrim nga fshati por që pas disa dite ai nuk mundet të i mbijetoj plagëve “.

“Fshati Baballoq i ka 12 dëshmorë. Në mesin e këtyre në duke shkuar për armatim në Shqipëri në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri, në një pritë të forcave Serbe kanë rënë edhe tre deshmorë Milaim Gjocaj, Milaim Sinanaj, dhe Agron Gjocaj “.

“Të njëjten ditë plagosen edhe katër luftetar: Muharrem Lokaj, Mehmet tahiraj, Skender Beqiraj, dhe Tafil Lokaj, por këta mbërrin me dalë andej kufirit. Pas ri sistematimit luftetarët e Baballoqit gjenden në gjitha njesitet brenda Zonës se Dukagjinit “.

Ndër të tjera ai tha se ish-komadani i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, ishte frymëzim për luftëtarët.

“Roli i Ramush Haradinajt ishte frymëzim për neve, forcë për neve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit