5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Anulohet përsëri seanca në rastin e Donjeta Pajazitajt, vëllau i saj thotë se po shtyhet procesi deri sa të vdes i akuzuari!

Rekomandime

Vëllau i Donjeta Pajazitajt, Shkelqim Pajazitaj, ka njoftuar sot se rreth 1 orë e gjysmë përpara se të fillojë seanca e gjykimit për vde*kjen e motrës së tij, ajo është anuluar.

Sipas Shkelqimit, këtë seancë do të vazhdojnë ta anulojnë deri sa të vdesë i akuzuari dhe e vërteta të mbetet një pikëpyetje përgjithmonë.

- Advertisement -

Ai në facebook ka ndarë edhe e-mailin që i është dërguar nga Gjykata Themelore e Ferizajt, ku thuhet se seanca e sotme, e paraparë të fillojë në ora 10:00, është anuluar me arsyetimin se të akuzuarit nuk mund t’i sigurohet transporti për në Gjykatë.

Anulohet nga Drejtësia e Kosovës, për herën e dytë seanca fillestare ku po rigjykohet për të 4-tën herë rasti i Donjetës” ka shkruar Shkelqimi në facebook.

“Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e njoftimi që nuk do të mbahet na vjen në ora 08:26, me arsye se nuk mund ta sjellin të akuzuarin në Gjykatë, a thu sot nuk do të mbahet asnjë gjyq sepse nuk paska transport shteti t’i sjellin të akuzuarit, apo vetëm për të akuzuarin për vr*asjen e Donjetës nuk po mujka shteti t’i sigurojë transport” ka shtuar ai.

- Advertisement -

Donjeta Pajazitaj u gjet pa shenja jete në bjeshkët e Strellcit në vitin 2015, 6 javë pas ditës së fundit kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë.

- Advertisement -

I dyshuari për vd* ekjen e saj është kushëriri i Donjetës, Naser Pajazitaj, i cili aso kohe kishte njoftuar familjarët se e kishte gjetur trupin e pajetë të Donjetës në bjeshkët e Strellcit, të mbuluar me dru.

Nga ajo kohë, rasti është sjellur përpara gjykatës 4 herë, së pari në Gjyktën Themelore në Pejë, e pastaj është bartur në atë të Ferizajit./Indeksonline/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit