18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Qeveria merr katër vendime për menaxhimin e Covid-19

Rekomandime

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, të 49-tën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar katër vendime që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme, është propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve nga programi në kategorinë e shpenzimeve kapitale, projekti “Ndërtimi i objektit të Spitalit në Ferizaj, në shumë prej pesëqind e njëzetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro (527,145 ).

- Advertisement -

Nga këto mjete shuma prej 477, 154 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro) , do të transferohen në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Pajisje mjekësore për Departamentin e Mikrobiologjisë dhe Laboratorët Testuese”; dhe shuma prej 50,000 (pesëdhjetë mijë euro), në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, pajisje kapitale” në programin Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Në mbledhjen e sotme është miratuar nga kabineti qeveritar edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin autorizon Ministrin e Shëndetësisë për nxjerrjen e Rregullores për kushtet e kompensimit dhe procedurat e tjera të angazhimit të përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë.

Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin, dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.

- Advertisement -

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë me të cilën autorizohet pagesa e avancit 100%, në vlerë 7.971.043.11 Euro, për furnizimin me pajisje mjekësore, të nevojshme për parandalimin dhe luftimin e COVID 19. Avanci bartet në vitin e ardhshëm fiskal dhe mbetet i hapur në një afat prej 7 muaj dhe do të mbyllet, përkatësisht arsyetohet nga Ministria e Shëndetësisë ashtu siç pranohen faturat dhe pajisjet e porositura sipas procedurave të blerjes së pajisjeve mjekësore, por jo me vonë se 30.06.2021.

Vendimi i mundëson Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për zbatimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim Lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, që është bazuar në Marrëveshjen në mes Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës (MSH) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

- Advertisement -

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për nismën e negocimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim; Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë, (Faza II).

Gjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje, Ministria e Shëndetësisë obligohet të procedojë konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit