10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Anulohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë

Rekomandime

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar shkarkimin e këtij vendimi me qëllim që të shpëtojnë 49 milionë euro për mos vazhdimin e kontratës me koncerziumin Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës Arbër Xhaferri.

“Kosotoja e prezantuar nga Bechtel Enka ka vlerë prej 49,6 milion euro. Kjo kontratë ende nuk është nënshkruar dhe ne si ministri e Infrastrukturës kërkojmë që ky vendim të shfuqizohet”, tha ai.

Ai tha se kjo kompani kërkon nga MIT 1.18 milionë euro në muaj dhe se nuk ka marrëveshje të nënshkruar në mes të MIT dhe Bechtel Enka-s.

- Advertisement -

Abdixhiku tha se do të ndërmerren hapat e mëtejme pas shfuqizimit të këtij vendimi.

Kërkesa e Abdixhikut është miratuar pa asnjë votë kundër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit