13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Aplikimi për lotarinë amerikan nis më 2 tetor, këto janë rregullat

Rekomandime

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i rradhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet llotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

- Advertisement -

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet. Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjec apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë.

- Advertisement -

Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme vec kartës së identitetit është edhe pashaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e llotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit