8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Apostolova qartëson pozicionin e BE-së: Të gjitha veprimet të jenë të bazuara në Kushtetutë

Rekomandime

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka folur për takimet e saja me liderët politik të vendit.

Apostolova përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takime të tilla, janë pjesë e misionit të saj diplomatik në Kosovë.

- Advertisement -

Ajo thotë se kjo nuk nënkupton se ajo pajtohet me qëndrimet politike të personave dhe partive të caktuara, duke shtuar se pozicioni i vetëm i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik.

- Advertisement -

Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht të nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit