8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arabia Saudite do të mbyllë 8 shkolla turke të lidhura me qeverinë

Rekomandime

Arabia Saudite ka vendosur që t’ua përfundojë aktivitetin tetë shkollave turke të lidhura me Ministrinë e Arsimit Kombëtar të Turqisë, të cilat janë duke operuar në kryeqytetin Riad dhe në provinca të tjera. Mbyllja e shkollave do të bëhet në fund të vitit shkollor.

- Advertisement -

Sipas disa burimeve diplomatike, Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite tashmë ua ka dorëzuar vendimin me shkrim shkollave në provincat Tabuk, Riad, Taif dhe Jeddah, shkruan Anadolu.

Zyrtarët sauditë gjithashtu i vizituan shkollat turke në provincat Dammam dhe Abha, për t’i informuar drejtuesit e shkollave rreth këtij vendimi. Pjesë e vendimit për mbyllje do të jenë edhe shkollat turke në qytetet e shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medine.

Në vendimin e Ministrisë së Arsimit të Arabisë Saudite thuhet: “Aktivitetet në shkollat turke do të përfundohen në fund të këtij viti akademik. Për nxënësit do të ofrohet lehtësim që të bëhen pjesë e shkollave sipas zgjedhjes së tyre, ndërsa administratat e shkollave duhet t’i informojnë prindërit për vendimin.”

- Advertisement -

Nga vendimi për mbylljen e tetë shkollave do të preken mbi 2.200 nxënës, thanë burimet diplomatike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit