8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arben Vitia i shmanget dy herë pyetjes për dorëheqjen e tij

Rekomandime

Pas rekordit të ri të rasteve me COVID-19 në Kosovë, rrjeti i Organizatave Joqeveritare – AVONET dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Arben Vitia.

Derisa Vitia ishte në një konferencë për media për t’i njoftuar masat e reja që pritet t’i propozohen nesër Qeverisë, ai u pyet për mundësinë e dorëheqjes së tij nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

- Advertisement -

Vitia i është shmangur dy herë pyetjeve të gazetarëve lidhur me dorëheqjen e tij, duke thënë se janë duke punuar për të menaxhuar valën e re të variantit Delta.

Sonte jemi në një situatë ku e gjithë MSH pa përjashtim, Jemi duke punuar vazhdimisht, sot kemi pasur takime të shumta edhe me grupe të interesit, me gastronomët, me kryetarët e komunave, ku të gjithë së bashku, pavarësisht dallimeve, jemi të gjithë të bashkuar që të bëjmë më të mirën për qytetarët tonë, që kjo valë e re të përfundojë sa më mirë e sa më qetë. Natyrisht kjo mund të bëhet vetëm me vaksinim masiv”, tha Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit