15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Arben Vitia paralajmëron se do të ketë masa të reja anti COVID

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë (MSH), Arben Vitia ka paralajmëruar masa të reja në lidhje me luftimin e pandemisë antiCOVID.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Arben Vitia ka thënë se ditëve në vijim do të shqyrtohen masat antiCOVID.

- Advertisement -

Pajtohem me deputeten që nuk na duhet garë por bashkëpunim në këtë proces. Është lajm i mirë që kanë ardhur vaksinat.

I falënderojë të gjithë akterët që kanë marr pjesë në negocimin e tyre. Me ardhjen në Qeveri e kemi intensifikuar këtë punë dhe kemi konfirmimin edhe nga kompanitë e tjera dhe shpresojmë që vaksinat të vijnë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia.

Më tutje ai deklaroi se në ditët në vijim do të ketë masa të reja kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim. Masat që do të merren ditët në vijim nga terren është mirë që të respektohen nga të gjithë. Plani për vaksinim është përpiluar edhe më tjerët. Fillon me punëtorët shëndetësor dhe fillon me personat mbi moshën 80 vjeçare. I kemi listat e tyre. Atyre nuk do të kenë nevojë që të aplikojnë online por edhe do t’i ftojmë. Të gjithë ata do t’i marrin vaksinat me këtë kontingjent”, ka thënë ai.

Vitia bëri këtë reagim pasi deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu e kritikoi procesin e vaksinimit duke thënë se është absurde që t’i kërkohet personave 80 vjeçar të regjistrohen online për regjistim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit