14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Arben Vitia: Xhamitë nuk do të hapen, kësaj radhe s’ka falje të Bajramit

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se xhamitë nuk bën të hapen në këtë kohë pandemie.

- Advertisement -

Vitia e ka konfirmuar se xhamitë nuk do të hapen akoma në Kosovë, pasi grumbullimi i njerëzve do të paraqiste një rrezik shumë të madh.

Ai ka bërë të qartë se xhamitë do të jenë të mbyllura edhe gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Ne si MSH po e përsërisë jo vetëm për këtë, por çdo veprim, çdo grumbullim i çfarëdo natyre, i çfarëdo lloji i cili e rrezikon shëndetin publik të qytetarëve është një rrezik të cilin nuk duhet ta lejojmë dhe është një rrezik të cilin duhet të përmbahemi. E di se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit edhe e di që është muaji i sakrificës ku vet muaji i tillë e simbolizon sakrificën, mirëpo ra në këtë moment pandemia dhe kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin që të përmbahen dhe në kuadër të kësaj sakrifice për të mirën edhe të qytetarëve të tjerë edhe të shëndetit publik t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat që i ka vendosur MSH dhe qeveria”, tha Vitia për Kosova Press.

- Advertisement -

Mos hapja e xhamive ka ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës në një konferencë për media ditën e djeshme bëri me dije se në bazë të rekomandimeve shëndetësore ende nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e xhamive.

Kujtojmë se Festa e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj dhe do të ndodhë për herë të parë që në xhamitë e Kosovës të mos falet namazi i Bajramit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit