7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zaev teksa i dridhet zëri: U zgjodhën dhunuesit, u shoqëruan viktimat dhe dhunuesit e 27 Prillit

Rekomandime

I zhgënjyer nga shumica e votuesve dhe nga ata që qëndruan në shtëpi, është shprehur lideri i LSDM-së dhe kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev.

Ai tha se e kanë zhgënjyer rezultatet të cilat sipas tij bënë që të zgjedhen për këshilltarë dhe kryetarë të komunave dhunues të Kuvendit më 27 prill të 2017-ës.

- Advertisement -

Përmendi, se “pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit”, duke aluduar në koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.

Shpreh zhgënjim për veten dhe të gjithë, sepse shumica e qytetarëve, bashkë me ata që qëndruan në shtëpi i zgjodhën politikanët e njëjtë të cilët para katër vjetësh, të vetëm, në Kuvend, para syve të të gjithëve dëshiruan dhe u drejtuan që të vrasin.

Disa nga ata dhunues madje janë zgjedhur për këshilltarë dhe kryetar të komunave të tjera dhe të Shkupit.

- Advertisement -

Në këto zgjedhje madje pamë edhe lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit.

U shoqëruan viktima dhe dhunues të 27 prillit, pa ndonjë arsye, për para dhe pushtet.

- Advertisement -

E përmend këtë, sepse dua që të mbahet mend.

Nuk është aspak i vështirë largimi nga politika. E vështira është ta mendosh vendimin e popullit, por, nejse!”, tha Zaev, transmeton TV21 Maqedoni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit