2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Arkeologët pranë zbulimit të madh, për rrënjët dhe civilizimin e hershëm të shqiptarëve në Ballkan

Rekomandime

Piramida ka entuziazmuar qytetin e vogël boshnjak, ndërsa banorët besojnë se mund të fitojnë para përmes turizmit nga pretendimet e një arkeologu, i cili është pranë një zbulimi të madh: ai është duke zbuluar piramidën e vetme antike të Evropës.

- Advertisement -

Arkeologu thotë se piramida është vepër e fisive ilire, që kanë jetuar në ato troje para se Ballkani të pushtohej nga sllavët. Paralelisht, ndonëse në vendin tonë ky zbulim nuk ka bërë ende bujë apo nuk është shfaqur asnjë interes, ndoshta për shkak të mpirjes së institucioneve përkatëse, mund të zbulohen gjurmët e qytetërimit tonë të lashtë, që është zhvilluar krahas atij egjiptian.

“Parashikimet tona janë të mëdha. Ky mund të jetë pusi ynë i naftës,” tha Vehab Haliloviç.

Asnjë piramidë nuk njihet deri tani në Evropë dhe nuk ka të dhëna për ndonjë civilizim antik në kontinent që është përpjekur ndonjëherë të ndërtojë një të tillë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, arkeologu boshnjak Semir Osmanagiç, i cili ka kaluar 15 vitet e fundit duke studiuar piramidat e Amerikës Latine, pohoi vitin e kaluar se ka prova për një të tillë në atdheun e tij, në vendin Ballkanik.

Ai planifikon të kryejë gërmime të reja këtë javë në një kodër me pamje nga Visoko që mund të provojë ose hedh poshtë përfundimisht teorinë e tij. Osmanagiç thotë se kodra ka katër shpate me forma të përsosura, që tregojnë një majë të sheshtë dhe një kompleks hyrjeje.

- Advertisement -

Nën shtresat e dheut, Osmanagiç gjeti një pllajë hyrëse të asfaltuar, tunele nëntokësore dhe blloqe guri.

Osmanagic beson se kodra ishte e banuar nga populli ilir, i cili jetoi në gadishullin Ballkanik shumë kohë para se fiset sllave ta pushtonin atë rreth vitit 600 pas Krishtit. Dihet pak për ilirët, por Osmanagiç mendon se ata ishin më të sofistikuar sesa thonë shumë ekspertë.

Është e pafalshme që shqiptarët dinë shumë pak dhe interesohen po aq pak për gjurmët e tyre ilire në Gadishullin Ballkanik. E ndërsa lajmi është përcjellë në mediat e huaja, në vendin tonë, thuajse askush nuk di asgjë se po zbulohet ndoshta dëshmia më e fortë e rrënjëve dhe ekzistenca e qytetërimit tonë, mijëra vite më parë.

Haliloviç, i cili ka bërë suvenire prej druri për 30 vjet, thotë se pasioni i tij lindi gjatë Lojërave Dimërore në 1984, në Sarajevë, kur ai nisi të shiste suvenire.

Asnjë piramidë nuk dihet nëse ka pasur ndonjëherë në Evropë dhe nuk ka të dhëna për ndonjë civilizim antik në kontinent, që mund të ketë ndërtuar ndonjëherë një të tillë.

Qytetërimi ilir duket se do të jetë i pari që do të ketë një të tillë në kontinentin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit