1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Armend Zemaj ia huq keq, deklarohet si ministër i Drejtësisë

Rekomandime

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference për media sot gjatë ditës është deklaruar si ministër i Ministrisë së Drejtësisë.

- Advertisement -

Minsitri gjatë konferencës ka thënë “Unë si ministër i Drejtësisë, kam krijuar një grup ekspertësh nga fushat specifike…”.

Besojmë se ministri Zemaj këtë grup ekspertësh e krijoi me qëllim që të luftohet pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, por në fushën e shëndetësisë ku edhe ka pozitë ekzekutive, e jo në atë të drejtësisë ku është ministër Selim Selimi.

Kur jemi te pandemia, kujtojmë se në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 140 pacientë me Covid-19.

- Advertisement -

QKUK ka njoftuar se prej tyre 106 raste janë në Klinikën Infektive, ndërsa në Mjekimin Intensiv në këtë klinikë janë katër raste, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Dy pacientë tjerë në Infektivë janë të shëruar nga Covid-19, por po vazhdojnë mjekimin, ndërsa 64 nga pacientët në Infektive janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

- Advertisement -

Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 22 pacientë me Covid-19, ndërsa në atë të Mjekësisë Sportive 12 pacientë, prej tyre një i intubuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit