-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Arrestohet anëtari i Nismës që kërcënoi Albin Kurtin

Rekomandime

Policia e Kosovës e ka arrestuar kandidatin për deputetë të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili kërcënoi me vdekje liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Ai ka thënë se fillimisht Hoti nuk është gjetur në shtëpi, derisa të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje në Polici.

Pas paraqitjes, Hoti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar në rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjet në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes në polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit