7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

CNN: ‘Sherr’ brenda administratës Biden për përgjegjësinë e dështimit në Afganistan

Rekomandime

Grupe brenda administratës Biden kanë hedhur akuza të ndërsjella në përpjekje për të ngecur fajin e mosveprimit më herët për tërheqjen e qytetarëve amerikanë dhe të afganëve që ndihmuan SHBA gjatë dy dekadave Iuftë, çka çoi në evakuimin e nxituar e të rrezikshëm.

- Advertisement -

Zyrtarë të ushtrisë kanë bërë të ditur se për javë të tëra i bënë thirrje Departamentit të Shtetit të vepronte më shpejt në evakuim in e personelit diplomatik. Zyrtarë nga Departamenti i Shtetit thonë se kanë operuar bazuar mbi raporte të inteligjencës që sugjeronin se kishin më tepër kohë, por ndërkaq zyrtarë të inteligjencës këmbëngulin se ata kishin raportuar prej kohësh për mundësinë e marrjes së shpejtë të kontrollit nga talibanët.

Një raport inteligjence i muajit të kaluar vlerësonte se talibanët synonin fitore totale ushtarake në Afganistan, bëri të ditur një burim familjar me inteligjencën amerikane, pavarësisht zhvillimit të bisedimeve për paqe në Doha, madje dhe kur administrata vazhdonte të shprehte besim për ato bisedime.

Në komentet e para publike që nga hyrja e talibanëve në Kabul, Presidenti Joe Biden fajësoi mungesën e vullnetit për të Iuftuar nga ana e forcave afgane të sigurisë dhe vendimet e paraardhësit të tij, duke mos iu adresuar direkt kaosit që u shpalos para syve të tij. Biden pranoi se marrja e kontrollit nga talibanët ndodhi më shpejt nga sa pritje, por përsëriti se i qëndron besnik vendimit të tij.

- Advertisement -

Disa zyrtarë mendojnë se Biden u këshillua keq nga disa nga këshilltarët kryesorë ushtarakë dhe të inteligjencës. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë veçoi komentet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjen. Mark Milley, i cili tri javë më parë tha se forcat afgane e kishin kapacitetin të Iuftonin e të mbronin vendin e tyre, dhe se ardhja në fuqi e talibanëve nuk ishte një konkluzion i parashikuar.

Nga ana e tyre, zyrtarë të ushtrisë thanë se ata ishin përgatitur për më të keqen dhe i kishin kërkuar Departamentit të Shtetit prej javës të niste tërheqjen e punonjësve të ambasadës në Kabul. Ata kishin paralajmëruar se evakuimi me urgjencë në minutën e fundit do të ishte më i vështirë nëse do të kishte më tepër personel atje.

- Advertisement -

Ndërsa ambasada kishte larguar gradualisht personel në muajt e fundit, përpjekjet për largimin e grupeve më të mëdhenj nga ambasada nisën vetëm javën e kaluar, me talibanët pranë portave në Kabulit. Skenat të kujtonin imazhe nga Saigoni më 1975, një krahasim për të cilin administrata premtoi se nuk do të ndodhte.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha të hënën se Departamenti i Mbrojtjes kishte bërë “absolutisht” plane për “mundësinë që talibanët do të fitonin konsiderueshëm terren në gjithë vendin”, por nuk dha detaje nëse Presidenti ishte informuar për to. “Një nga gjërat që nuk mund të parashikonim dhe nuk e parashikuam ishte shkalla në të cilën forcat afgane kapitulluan, shpeshherë pa Iuftuar”, tha Kirby.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit pranon se ka pasur fërkime të vërteta me Pentagonin javët e fundit teksa DSH i rezistoi këshillës së ushtrisë për të mbyllur më herë ambasadën në Kabul. Megjithatë, një zyrtar i lartë i administratës tha se po vepronin bazuar mbi raportet e inteligjencës se rënia e Kabulit nuk ishte iminente.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës nxori një deklaratë të dielën, me të cilën mbronte punën e komunitetit të tij, duke thënë se “ne e kishim vënë re prirjen shqetësuese në Afganistan prej ca kohësh, me talibanët në kulm in e forcës së tyre, ushtarakisht, që nga viti 2001. Strategjikisht, një marrje e shpejtë nga talibanët ishte gjithmonë e mundur”.

Një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare kishte mbajtur 36 takime në nivel shefash e zëvendësish lidhur me Afganistanin që nga 13 prilli deri fundjavën e kaluar, me fokusin te planet anti-terrorizëm, vizat speciale për afganët dhe sigurinë e ambasadës. Tetë nga ato takime ishin fokusuar ekskluzivisht mbi planifikimin e skenarëve humanitarë, ndërkohë që anëtarë kryesorë të ekipit të sigurisë të Presidentit kanë vazhduar të takohen përditë për Afganistanin.

Por diplomatët që folën me CNN thanë se ndërsa ekipi i Bidenit zhvillonte shumë takime, ata nuk marrin shumë vendime të shpejta dhe në këtë situatë u humb shumë kohë e çmuar.

Mbivlerësimi forcave afgane

Në mbrojtje të tërheqjes, Biden dhe Pentagoni kanë folur vazhdimisht për aftësitë dhe epërsitë e forcave afgane të sigurisë dhe të mbrojtjes, prej 300 mijë trupash. E megjithatë nocioni i një ushtrie koherente afgane që mund të mbahej vetë në betejë duket se ka qenë një përrallë 88-miliardëshe, aq sa është sasia e dollarëve të paguar nga taksapaguesit amerikanë për ndërtimin e ushtrisë dhe policisë afgane. Për më tepër, është një mit që SHBA duhej ta kishte parashikuar, thonë ekspertët.

John Sopko, kryeinspektori për rindërtimin e Afganistanit, ka paralajmëruar vazhdimisht ndër vite se ushtria afgane vuante nga korrupsioni, varësia prej drogës, vjedhjet dhe dhjetëra mijëra “ushtarë fantazmë”. “Këta ushtarë fiktivë shkruheshin në listat e pagave të cilat i merrnin oficerët e korruptuar. Në tepër 2019, SHBA ndihmoi në eliminimin e rreth 50 mijë prej këtyre ushtarëve nga regjistrat e ushtrisë.

Ky ishte vetëm një nga shumë probleme që prekën forcat e ushtrisë dhe policisë afgane. Oficerët shisnin armë, vidhnin rrogat e vartësve e shpeshherë i linin pa ujë e ushqime të mjaftueshme, siç është dokumentuar nga inspektorët e rindërtimit në vite.

Pa ndihmën e ushtrisë amerikane dhe kontraktorëve të SHBA, Sopko paralajmëronte në mars, se “mbijetesa e shtetit afgan siç e njohim” është në rrezik. Ai pati të drejtë dhe gjithçka ndodhi më shpejt nga sa pritej.

Ndonëse talibanët e evituan sulmin kundër forcave amerikane, ata zhvilluan një ofensivë brutale kundër ushtrisë afgane, duke kryer deri në 120 sulme në ditë gjatë vitit të kaluar. Kjo përaktoi skenën për atë do të vinte pas tërheqjes së forcave amerikane dhe dorëzimit të bazave e pajisjeve forcave afgane – një sulm rrufe në të gjithë vendin në të cilin forcat afgane shpesh u dorëzuan pa Iuftuar ose braktisën pozicionet.

Raportet e inteligjencës prej vitesh paralajmëronin se në mungesë të ushtrisë amerikane talibanët do të vazhdonin të përfitonin në Afganistan, tha Kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Senatin amerikan, Mark Warner (PD, Virginia).

Por zyrtarët amerikanë mbivlerësuan edhe vullnetin e forcave afgane të sigurisë për të Iuftuar e rrezikun e kolapsit psikologjik midis atyre forcave pas tërheqjes amerikane. Gjatë javëve të fundit bëheshin vlerësime se sa kohë do t’u duhej talibanëve të merrnin Kabulin. Në fillim të verës, inteligjenca parashikonte se do të duheshin gjashtë muaj që qeveria afgane të binte. Vetëm një muaj para rënies së Kabulit, një tjetër vlerësim parashikonte se talibanëve do t’u duheshin 90 ditë të merrnin kryeqytetin, një tjetër vlerësim i gabuar.

“Mendoj se mungesa e Iuftimeve tregon se kjo nuk kishte të bënte me kapacitetet, trajnimin, pajisjen e forcave afgane”, thotë Seth Jones, drejtor i Programit të Sigurisë Ndërkombëtare në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike. “Vlerësimi im, pas bisedave me zyrtarë afganë ditët e fundit, është se një nga faktorët kyç ishte kolapsi i plotë i moralit. Nëse do të Iuftosh për qeverinë dhe vendin tënd dhe je gati të japësh jetën, do mendosh që e ke një shans për të fituar”.

U bë e qartë edhe se talibanët kishin “tipe të ndryshme përkrahjeje inteligjence, ushtarake, diplomatike nga thuajse çdo qeveri e rajonit, ndoshta me përjashtim të Indisë”, thotë Jones, duke drejtuar gishtin nga Kina, Pakistani, Irani dhe Rusia, Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të së cilës, GRU, i ka ndihmuar talibanët.

“Nga sa më kanë thënë, ushtarakët afganë i bënë hesapet sipas leverdisë që kishin”, thotë Jones. “Ata nuk do të kishin më mbështetjen amerikane, ndërsa talibanët kishin pothuajse të gjitha vendet e mëdha të rajonit që i mbështesnin. Loja kishte marrë fund dhe shanset e tyre për të fituar ishin thuajse zero”.

Vlerësimet e administratës mbi situatën e sigurisë në Afganistan kanë qenë kaq larg realitetit sa Pentagoni thoshte të premten se Kabul nuk ishte i kërcënuar nga rënia e shpejtë. Të dielën, talibanët kishin hyrë në qytet, Presidenti i Afganistani kishte marrë arratinë nga vendi teksa qeveria e tij ra dhe SHBA dërgonte mijëra trupa në Kabul për të siguruar evakuimin e sigurt të personelit të ambasadës.

Të hënën në mëngjes, të paktën dy persona vdiqën teksa afganë të dëshpëruar vërshuan në aeroportin e Kabulit dhe u kacavirën në avionët ushtarakë amerikanë që niseshin.
“Ne i kishim të qartë rreziqet. Kishim bërë plane për çdo eventualitet”, tha Biden të hënën. “Por unë gjithmonë i kam premtuar popullit amerikan se do të isha i drejtpërdrejtë me të. E vërteta është që gjithçka u shpalos më shpejt nga sa kishim parashikuar. Çfarë ndodhi? Liderët politikë të Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi. Ushtria afgane u shemb, shpeshherë pa marrë mundimin të Iuftonte”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit