4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arrestohet Drejtori i Spitalit të Ferizajt, dyshohet se mbushte veturën naftë me pare të shtetit

Rekomandime

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

- Advertisement -

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për KRlME të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi një mujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit