8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në orar të punës dhe me uniformë, polici i Kosovës ia “kërset” birrës

Rekomandime

Një zyrtari policor duket se nuk po i intereson vendimi për ndalim të futjes në lokale gjatë orarit të punës.

- Advertisement -

Madje, ai ia ka “krisur” edhe birrës serbe “Zajecarsko” gjatë kohës kur duhet të ishte në punë, shkruan Kosova ime.

Një qytetar ka dërguar fotografinë e policit, duke thënë se ai gjatë ditës së djeshme shkeli rregulloren e punës së Policisë së Kosovës, duke pirë birrë në një lokal afër urës së Ibrit.

Gazeta merr vesh se zyrtari punon në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, dhe njihet me nofkën “Mitke”. Identiteti i plotë i tij nuk është siguruar.

- Advertisement -

Duhet theksuar se, sipas vendimit të nxjerrë nga drejtori Rashit Qalaj, policëve u ndalohet futja në lokale gjatë orarit, e sidomos alkooli është i ndaluar.

Ndryshe, Stacioni Policor në Veri të vendit është mjaft problematik, pasi edhe disa zyrtarë u suspenduan javë më parë pasi nuk kryen arrestime gjatë një përleshje bandash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit