Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti kishte ndalur ujin.
Sipas policisë, i dyshuari kishte lënë fshatin pa furnizim me ujë për rreth dy orë e gjysmë.
- Advertisement -
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ndalur ujin, duke lënë fshatin pa ujë rreth dy orë e gjysmë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thekson raporti.