12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit Arben Çitaku

Rekomandime

Në aksionin e sotëm të Prokurorisë Themelore të Ferizajt në mesin e 7 të arrestuarve është edhe Arben Çitaku, ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit.

Shtatë të arrestuarit, janë të ndaluarit e parë lidhur me rastin e sotëm ku u bastisen 10 lokacione duke përfshirë edhe zyrat e ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientin.

- Advertisement -

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të ministrisë ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë.Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Aksioni ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë e që është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit ku ishin arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit