1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Arrogant, injorant’, Dumoshi përplaset me Muratin: Çka po mendon, kush je vëlla ti, ti neve po na flet si nxënësve të këqij

Rekomandime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, i ka reaguar ministrin e Financave, Hekurani Murati, pasi ai e ka qortuar atë që të mos ndërhyjë në fjalimet e tij.

- Advertisement -

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij.

Ministri i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda Kuvendit.

“E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër.

- Advertisement -

Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt.

Pak respekt ju lutem!”, tha Murati në drejtim të Dumoshit.

- Advertisement -

Pastaj Dumoshi e ka quajtur ‘arrogant e injorant’, ministrin Murati.

“Ministër, mua më vjen shumë ekq për ty. Ti je një arrogant i pashembullt në këtë kuvend. Unë jam Vlora Dumoshi, jam deputete e këtij kuvend. Unë kam të drejtë të bëjë edhe pyetje.

Ti nuk ke të drejtë që me arrogancë dhe injorancë t’i drejtohesh deputetëve. Çka po mendon ti? Kush je vëlla ti? Ti neve po na flet si nxënësve të këqij.

Ndale veten se je shembull i keq. Nuk ke t’i drejtë me m’u qasë mua në asnjë sekond! Këtë harroje, ministër!

Në qoftë se ke ndonjë problem, të lutem zgjedhi problemet ku duhet, e jo këtu”, i tha Dumoshi, ministrit.

Deputetja e LDK’së e quajti ‘dështim’ ministrin Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit