Arsenali ka vazhduar të bëjë paraqitje të dobëta.
Skuadra e drejtuar nga Arteta është mposhtur nga Wolves me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Premierligës.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Neto në minutën e 27-të, shkruan Indeksonline.
Gabriel e barazoi rezultatin tre minuta më pas për t’i dhënë shpresë për rikthim skuadrës së tij.
Por në minutën e 42-të Wolves shënoi golin e dytë për të siguruar fitoren dhe tre pikë të mëdha.
Me këtë fitore, Wolves ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë derisa Arsenali mbetet në vendin e 14-të me 13 pikë.