11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Denoncimi: Shtatorja e Adem Jasharit u mbulua të mos e shoh Vuçiç në Elbasan

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denocuar një ngjarje ku deklaroi se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin ku po darkon kryeministri Rama me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, është mbuluar për mos e parë Vuçiç.

- Advertisement -

Në studion e ‘Politiko’ Boçi tha se informacioni që i është dërguar duhet verifikuar, teksa deputeti Arbi Agalliu e konsideroi skandal, në rast se lajmi është i vërtetë.

“Tani sa po më njoftojnë se shtatorja e Adem Jasharit në Elbasan është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç”, tha Boçi në emisionin ‘Politiko’.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është duke darkuar në një restorant në Elbasan, bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e RMV-së Zoran Zaev dhe delegacionet përkatëse. I pranishëm është edhe djali i multimiliarderit George Soros, Alex Soros. Takimi vjen në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.

- Advertisement -

Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar protestë për ta kundërshtuar shkuarjen e Vuciqit në Tiranë. Disa prej pjesëmarrësve i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë, duke kundërshtuar Open Balkan, apo iniciativën e Novi Sadit siç e cilëson shpesh Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit