1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arsyeja pse agjentët sekret dhe mbrojtja e afërt gjithmonë i mbajnë duart kështu

Rekomandime

Shërbimi Sekret i SHBA’ve ka qenë gjithmonë një mister i madh, por edhe ka ngjallur shumë kuriozitet tek njerëzit për mënyrën e funksionimit.

Rreth kësaj teme ka shumë teori konspirative e shumë mite të ndërtuara.

- Advertisement -

Por, njëra prej tyre duket se është qartësuar, ose së paku janë dhënë dy alternativa shumë të mundshme.

Mbrojtja e afërt në SHBA ka karakteristike mbajtjen e dorës së djathtë në një pozicion të veçantë, por cili është kuptimi i gjithë kësaj?

Përveç që i nënshtrohen stërvitjeve të rrepta duke u gjuajtur para plumbave dhe duke mbijetuar në ujë, ata i kanë edhe disa teknika për të qëndruar gjithmonë të gatshëm.

- Advertisement -

Agjentët gjithashtu i nënshtrohen një kursi për zhvillimin e aftësive çdo tetë javë.

Ekziston një mendim se dora e cila shihet nuk është dora e vërtetë pasi, brenda palltos së tyre ata kanë dorën në armë dhe janë të gatshëm në çdo moment, por ekziston edhe një tjetër.

- Advertisement -

Agjentët e Shërbimit Sekret i kanë gjithmonë duart në belin e tyre. Pozicioni i gishtit të tyre mund të ndryshojë nga agjenti në agjent, por kuptimi është gjithmonë i njëjtë: agjentët janë të gatshëm për të reaguar dhe për t’i nxjerrë armët e tyre shpejtë, transmeton Metro.

Ja më poshtë disa raste të ndryshme ku dora e agjentit është gjithmonë në pozicionin e njëjtë, madje edhe me hapësirat mes gishtave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit