1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Asociacioni Multietnik i Kosovës”, propozim dokumenti nesër iu dorëzohet Kurtit e Osmanit!

Rekomandime

Ish-kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji është deklaruar përsëri për Asociacionin Multietnik të Kosovës, dokumentin e të cilit do t’ia dorëzojë presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe të gjitha përfaqësive diplomatike ndërkombëtare.

Gjergji tregon se ky propozim legal për Asociacionin e Komunave Multietnike në Kosovë, i plotëson të gjitha kriteret Kushtetuese, ligjore dhe është konform të gjitha praktikave demokratike në botën e qytetëruar.

- Advertisement -

“Andaj Asociacioni Multietnik është zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza politike dhe eliminimin e bllokadës ndërkombëtare. Gjykata Kushtetuese NDALON implementimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, mu për shkak të dispozitave ligjore të këtij dokumenti. Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, liderët tanë e kanë shkelur deklaratën e pavarësisë së Kosovës”, potencon Gjergji.

Ai pohon se, dy fushat të cilat Gjykata Kushtetuese ka vënë fuqinë e ndalesës është mu çështje legale dhe ajo e financimit.

“Asnjë asociacion nuk guxon që të menaxhojë paratë e mbledhura në Komunën A dhe t’i alokojë ato ku ka dëshirë. Asnjë asociacion nuk guxon që të mënjanoi shërbimet e prokurimit publik të Kosovës. Asociacioni nuk është dhe nuk mund të jetë entitet ligjor në kuadër të Kushtetutshmërisë së Kosovë, andaj edhe duhet të reflektoi si OJQ – ashtu siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mbi të gjitha, nuk mund ta ndaloj bashkëpunimin ndërmjet komunave të Kosovës duke përcaktuar kuotën e anëtarësimit sepse është tërësisht kundër themelit të shtetit tonë”, potencon ai.

- Advertisement -

Sipas tij, këtu hyn edhe buxheti i Asociacionit Multietnik i cili krijon bazën e mirë që çdo proces financimi i përgjigjet ligjshmërisë financiare të Kosovës dhe institucioneve të saj.

- Advertisement -

“Ky Asociacion Multietnik financohet nga kontributi i anëtarëve të saj, të hyrat vetanake, pushteti qendror dhe donacionet të cilat mund të jenë nga cilido shtet pa dallim dhe kalojnë nëpër rrjetën e shtetit të Kosovës. Më e rëndësishmja, ky Asociacion nuk përjashtohet nga shërbimi doganor dhe taksativ i Kosovës”, përfundon Seremb Gjergji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit