1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avdullah Hoti vjen me një premtim: Sivjet hiqen vizat dhe arrihet njohja nga Serbia

Rekomandime

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se gjatë këtij viti do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave dhe do të përmbyllet procesi i njohjes reciproke nga Serbia, ashtu si ka kërkuar presidenti amerikan, Joe Biden.

- Advertisement -

Hoti në vazhdimësi është duke premtuar për këto dy çështje.

“Vendet e BE-së i besojnë qeverisjes së LDK-së si pjesë e Partive Popullore Evropiane. Ne kemi përkrahjen e partive simotra për të përmbyllur me sukses procesin e liberalizimit të vizave gjatë këtij viti. Ne gjithashtu kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë, siç tha Presidenti Biden ‘me njohje recirpoke”, tha ai.

Liberalizimi i vizave është premtuar në vazhdimësi nga politikanët kosovarë, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

- Advertisement -

Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk e gëzon liberalizimin e vizave.

Fushata zgjedhore ka nisur të mërkurën më 3 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor.

- Advertisement -

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit