4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Avdullah Koti”, Kujtim Shala ndërhyn në përplasjen mes Arben Gashit e Vjosa Osmanit

Rekomandime

Cilësimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrin Avdullah Hoti, duke e quajtur atë “Avdullah Koti”, kanë nxitur përplasje në mes të shefit të deputetëve të LDK’së dhe deputetëve të partisë që drejton Kurti.

Arben Gashi ka kërkuar që deputeti Artan Abrashi i VV’së të kërkojë falje ose të përjashtohet nga seanca pas deklarimeve ndaj kryeministrit Hoti.

- Advertisement -

Megjithatë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për një gjë të tillë është kompetent Komisioni për Legjislacion. Sipas saj, nëse ai Komision konstaton që fjala “Koti” është ofendim, atëherë nuk do të lejohet që një fjalë e tillë të përdoret më në Kuvend.

Një qasje e tillë e kryetares së Kuvendit ka nxitur reagimet e Gashit, i cili sipas Osmanit ka bërtitur duke i thënë kryekuvendares se “A je normal?”.

Pas një situate të tillë të krijuar, ka ndërhyrë deputeti Kujtim Shala.

- Advertisement -

Ai ka thënë se për gjëra që thuhet dhe nuk regjistrohen mund edhe të mos ketë procedim, megjithatë ka thënë se në emër të deputetëve të LDK’së tërheqin atë fjalë dhe kërkojnë falje.

Derisa ka theksuar se Arben Gashi ka të drejtë sa i përket procedurës së punës së Kuvendit derisa i ka thënë Vjosa Osmanit se interpretimi i saj rreth dërgimit të një çështje të tillë në Komisionin Për Legjislacion nuk është i saktë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit