7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Avdyli godet LDK-në: Isa Mustafa ka shëndet për ta udhëhequr partinë, por jo për të dalë në zgjedhje

Rekomandime

Deputeti Haxhi Avdyli ka pyetur ish-partinë e tij, LDK-në pse ende nuk kanë propozuar kandidat për kryeministër, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një shkrim në Facebook, Avdyli thotë se Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti janë strukur e rrjedhimisht, asnjëri nga ta nuk do të guxonte t’i printe listës në zgjedhje të reja.

“Pse LDK ka kryeministër e ska kandidat për Kryeministêr? Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti? Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siç i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve ,e dhurime postesh deri te posti i Presidentit”, ka thënë ai.

“Isa Mustafa , ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por ska shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dergoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyertë e zyreve të LDK-së veç për tu bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o sbëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po don të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të radhës me ia mbledh votat , e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qefeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshehni. Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot ska guxim që “mirëqeverisjen” e tij tua prezentoj qytetarëve. Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithëçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se spo ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10221191064463820

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit