16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Avdyli kërkon nga LDK-ja të reagojë për Gërvallën, thotë se ishte zyrtare e tyre kur dha deklaratat për UÇK-në

Rekomandime

Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po qëndron e heshtur karshi, siç e quan ai, “fushatës” kundër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.


Avdyli, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se LDK po qëndron në “heshtje mrtore”, duke thënë se deklarimet e dhëna të Gërvalla-Schwarz ishin gjatë kohës sa ajo ishte në këtë subjekt politik.

- Advertisement -

“Tash është një heshtje mrtore në LDK për këto raste. Ka qenë qëndrim i LDK’së dhe zyrtarë të LDK’së janë v.ra, mendoj që Donika e ka zbulu atë frymë të politikës dhe mendoj se nuk ka gabu asgjë, sepse është shumë normale. Të gjitha partitë politike duhet të kërkojnë zbardhjen e vr.asjeve të pasIuftës”, ka thënë ai.

“LDK po hesht, është për t’u çuditur. Në njëfarë mënyre po pajtohen me këtë fushatë që po i bëhet një ish-zyrtare e LDK’së. Është nxjerrë nga konteksti ajo deklarata, por ka të bëjë me vr.asjet e pasIuftës”, deklaroi tutje ai.

Ai ka folur edhe për përpIasjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deputetët e PDK’së patën sjellje të pahijshme ndaj ministres.

- Advertisement -

“Disa deputetë me të vërtetë, jo të gjithë, sjelljes e tyre ka vetëm një emër rrgaçëri e stilit klasik. Të fyhet një grua, një Ministre …Të shkohet te tavolina e të shahet. Gërvalla është sharë, është fyer”, deklaroi tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit