9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Avni Dehari rrëfen se si babai i tij u zhduk në burg, kur ai ishte vetëm 2 vjeçar

Rekomandime

Avni Dehari babai i Astrit Deharit rrëfen se si babai i tij u zhduk në burg kur ai ishte vetëm 2 vjeçar.Ai rrëfen një ngjarje tragjike se si pushteti i atëhershëm ia burgosi babain i cili nuk u kthye më asnjëherë i gjallë.Këto ai i tregon në një intervistë në emisionin Konak.

- Advertisement -

Dehari thotë se kur ai ishte vetëm dy vjeq babi i tij ishte arrestuar dhe që nga ajo ditë nuk e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me të.

“Dy vjet kur i kam pasur si fëmijë babin tim e kanë arrestuar dhe nuk e dimë më çfarë ka ndodhur me të”, tregon Dehari.Ai tregon se është rritur jetim, shkruan gazeta inFokus.

“Unë jam rrit pa babë, vëllau im ka lindur 6 muaj pasi është mbyllur babai në burg” rrëfen Dehari.Kujtojmë se të njëjtin fat si të gjyshit të tij e kishte edhe Astrit Dehari.

- Advertisement -

Astrit Dehari u arrestua nën akuzën për terrorizëm i cili vdiq në burg.Rasti i tij u mbyll si vetëvrasje në vitin 2016, ndërsa tani pas tre vitesh sipas një raporti të mjekësisë ligjore në Zvicër kërkohet që të fillojnë prapë hetimet sepse dyshohet të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit