11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Me kë tallet presidenti serb?

Rekomandime

Nuk e di me kë tallet Vuçiçi kur sa herë demostron tanket ruse, siç bëri në 28 nëntor, apo gjuajtësit e sofistikuar ruse apo raketat ruse, me të cilat po pajiset ushtria serbe, deklaron se “armatimi rus forcon pozicionin e neutralitetit ushtarak të Serbisë”.

Tallet me Kosovën dhe me Shqipërinë, që nuk protestojnë kurrë dhe heshtin, (jo më të armatosen), megjithëse e dinë që Serbia armatoset në rradhë të parë kundër shqiptarëve dhe presidenti serb përsërit rregullisht kër.cënimet për Iuftë kundër shqiptarëve. Shqipëria, të cilës as i bie ndër mend se në këtë situatë duhet të armatoset edhe ajo, është dalldisur nga hashashi serb i “mini Shengenit” dhe nuk sheh dhe as dëgjon as tanket ruse, as raketat ruse dhe as bazat ushtarake ruse në Serbi, por është e përqendruar në organizimin e ahengjeve të të rijve shqiptarë me të rijtë serbë.

- Advertisement -

Presidenti serb tallet me BE, e cila mbyll sytë dhe nuk reagon përse Rusia armatos ethshëm një shtet kandidat të BE dhe përse Serbia është importuesja më e madhe e armëve ruse në Europë.

Tallet me NATO-n, ku ka zyrtarë që flasin në hava dhe e mbështesin publikisht këtë lloj neutraliteti të çuditshëm të Serbisë me raketa ruse dhe baza ruse dhe harrojnë që Serbia adoptoi doktrinën e “neutralitetit ushtarak” në 2007 pikërisht që të mos hynte në NATO. Harrojnë që Serbia “neutrale” është i vetmi shtet ballkanik që ka nënshkruar Traktat Bashkëpunimi Strategjik me Rusinë dhe është shtet vëzhgues në aleancën ushtarake ruse CSTO.

Nuk mund të mos bësh pyetjen historike: Pas mbarimit të Iuftës së Dytë Botërore fuqitë fituese i imponuan Gjermanisë së mundur kufizime në kapacitetet ushtarake, kufizime që ia mbajnë të lidhura duart edhe sot e kësaj dite. Shtet agresor i mundur nga NATO në 1999 është edhe Serbia, por nuk është sqaruar kurrë përse nuk iu vunë kufizime makinës së saj ushtarake, që ndërmori katër agresione kundër popujve joserbë në ish Jugosllavi, dhe po zhvillon një garë marramendëse armatimesh sot.

- Advertisement -

Nuk e di nëse në zyrat e BE dhe të NATO-s ka ende naivë, idiotë apo filorusë, që autosugjestionohen me përrallën se Serbia duke u armatosur me armë ruse do të largohet nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit