2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Avokati Berisha: Në rastin e Haki Rugovës u hodh poshtë akuzën për konflikt interesi – nënshkrimit të një tenderi për vëllanë e tij

Rekomandime

Besnik Berisha, avokat i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, deklaroi se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit, për ta liruar nga aktakuza të mbrojturin e tij, është i drejtë, i ligjshëm dhe i pritshëm për ta.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Berisha u shpreh se ai i kishte paralajmëruar për këtë, pasi siç tha, qysh në ditën kur u shpall aktgjykimi dënues, Gjykata Themelore në Pejë, përveç mungesës së guximit, manifestoi edhe mungesë diturie në interpretimin e veprimeve të Rugovës.

- Advertisement -

“Për pasojë, kishim një aktgjykim të kundërligjshëm, të cilin e atakuam në Gjykatën e Apelit, e cila i pranoi si të bazuara pretendimet tona ankimore dhe siguroi edhe një provë që ne e kishim paralajmëruar që në shqyrtimin gjyqësor dhe u konstatua se nënshkrimi i Haki Rugovës nuk kishte prodhuar asnjë efekt juridik me rastin e lidhjes së kontratës mes kompanisë së vëllait të tij dhe Komunës së Istogut”.

“Këto veprime nuk përbëjnë vepër penale dhe gjykata, me të drejtë, gjeti se veprimet e Rugovës nuk i kishin ndihmuar e as shkaktuar asnjë pasojë të ligjshme ose të kundërligjshme as te komuna e as te biznesi, me të cilin kishte lidhur kontratë Komuna e Istogut”, deklaroi Berisha për Klan Kosova.

Nga Gjykata Themelore në Pejë, Haki Rugova ishte dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, me akuzën për konflikt interesi, pas nënshkrimit të një tenderi për vëllanë e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit