5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Avokati i përgjigjet fjalëve të prokurorit Smith se Thaçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Rekomandime

David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka komentuar paralajmërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith se ish-drejtori politik i UÇK-së mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Në një kërkesë parashtruar Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Thaçit, avokati britanik e ka bërmendur edhe paralajmërimin e Smithit për burgim të përjetshëm. Ai ka thënë se kjo është e gabuar dhe se është përdorur vetëm si mjet për ta arsyetuar paraburgimin.

- Advertisement -

Thirrja e ZPS-së për seriozitetin e akuzave “të cilat mund të sjellin një dënim me burgim të përjetshëm” pasi krijon një “nxitje të fortë për të mos u gjykuar”, është e gabuar.

Kjo do të lejonte ZPS-në ta justifikonte paraburgimin duke ngarkuar seriozisht kr,imet pavarësisht nga aftësia e saj për të provuar përfundimisht kryerjen e tyre.

Pritja e një dënimi të gjatë nuk mund të qëndrojë kundër një të akuzuari ‘in abstracto’, duke pasur parasysh që të gjithë të akuzuarit para DHSK-së, nëse dënohen, ka të ngjarë të përballen me dënime të gjata.

- Advertisement -

As graviteti i veprave penale, në vetvete, nuk mund të justifikojë periudha të gjata të ndalimit ose paraburgimit”, thuhet në kërkesën e Hooper për lirimin me kusht të Thaçit.

Pjesë nga kërkesa e David Hooper drejtuar Gjykatës Speciale

Në kërkesën që e kishte bërë kryeprokurori Jack Smith, shkruante se Thaçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -

Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer kr.ime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia kishte dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou.

Kërkesa e kryeprokurorit Jack Smith për lëshimin e urdhërarrestit ndaj Thaçit

Në këtë kërkesë vërehej insistimi i kryeprokurorit të Speciales për arrestimin dhe paraburgosjen e Thaçit, ashtu sikur tash që Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon mbajtjen e tij në Hagë, duke kundërshtuar lirimin me kusht dhe mbrojtjen në liri të ish-presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit