11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Bashkëshortja e Albin Kurtit me profesion të ri, kaq do të paguhet

Rekomandime

Gruaja e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, është bërë pjesë e një instituti norvegjez për hulumtime ndërkombëtare, ku do të jetë hulumtuese e terrorizmit dhe radikalizmit.

- Advertisement -

Edhe më herët, gruaja e ish-Kryeministrit Kurti ka shkruar për temën e radikalizmit dhe ekstremizmit si dhe ka publikime në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

Për këtë punë, bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, ajo paguhet 46 mijë e 990 euro në vit. Apo 3 mijë e 900 euro në muaj.

Albin Kurti ishte martuar më 2014 me norvegjezen Rita Augestad Knudsen, me të cilën kanë edhe një vajzë pesëvjeçare.

- Advertisement -

Ish-Shefi i Qeverisë kishte se Knudsen e kishte njohur në Prishtinë derisa në banesën ku jetojnë nuk i kanë të ndara rolet në shef ose shefe por bashkëqeverisin.

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, kishte thënë Kurti, kur ishte pyetyr për gruan norvegjeze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit