18.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Lajçak i prerë: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Rekomandime

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk implementohet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai tha se Kosova e ka marrë përsipër zotimin për themelimin e Asocacionit dhe ky zotim duhet të implementohet.

- Advertisement -

Jam këtu vetëm të lehtësoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve.

Dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin.

- Advertisement -

Kosova e ka marrë përsipër zotimin, e ka nënshkruar.

Asociacioni është pjesë e procesit, është pjesë e dialogut. Ne nuk kërkojmë të rihapim tekstin, por duam vetëm të implemetojnë atë që e kanë nënshkruar.

- Advertisement -

Nuk e kam takuar asnjë partner gjatë këtyre tri ditëve që ka ndonjë problem me këtë çështje”, tha Lajçak.

Lajçak është duke qëndruar që dy ditë në Kosovë, ku sot u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajçak po ashtu u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit