6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Dom Lush Gjergji propozohet për president – “Kosova ka nevojë për të – ky duhet të jetë i pari i shtetit”

Rekomandime

Posti i presidentit në Kosovë po vazhdon të jetë një prej çështjeve më të diskutuara në vend. Krejt kjo, pasi që pozita dhe opozita assesi nuk po arrijnë dakord rreth një emri se kush duhet të jetë president për 5 vitet e ardhshme.

E, një propozim interesant, ka ardhur nga opinionisti Bit Gecaj..

- Advertisement -

Ai përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka propozuar Dom Lush Gjergjin, president të ardhshëm të Kosovës.

Sipas tij, Kosova pa humbur kohë, pa hamendësuar duhet të zgjedh Presidentin e saj unik, më unik në gjithë historinë e saj.

Andaj, ai konsideron se Dom Lush Gjergji, është njeriu i duhur, dhe vendi ka nevojë për të.

- Advertisement -

Ja propozimi i tij, i publikuar në Facebook:

Një propozim për ata që kanë vesh.

- Advertisement -

Bëhu President i Kosovës, Dom Lush Gjergji

Kosova, si rrallëherë gjendet në kohën dhe momentin e duhur të prodhojë një histori për vete, një histori të mbarë për të ardhmen e saj; që unë do ta quaja kohë të Rilindjes së saj të domosdoshme.

Ajo pa humbur kohe, pa hamendësuar duhet të zgjedh Presidentin e saj unik, me unik në gjithë historinë e saj; mbase edhe të njerëzimit. E them këtë, ngase njeriu që unë dua t’ia përmendi emrin këtu, është një shqiptar i mirë, aq sa është edhe i madh!

Kosova tash ka nevojë për të. Koha është tash, zemra e Kosovës, shqiptarët kanë nevojë dhe e meritojnë një personalitet të tillë për President! Rrethanat historike, politike nacionale e kulturore, e kërkojnë emrin e tij, dijen e përkushtimin e tij për vendin, tashmë të dëshmuar ndër vite!

Edhe ai duhet bëjë sakrificën e tij, për njeriun e Atdheun, sepse njeriu e Atdheu është Zoti të cilit ai i është falur deri më tani, në mënyrën e tij! Dhe tash, po në mënyrën e tij, duhet ta gjejë e prek Zotin e tij në tokë, që është populli i tij, Atdheu! Bëhu President i Kosovës, Dom Lush Gjergji, prano të bëhesh, kërko të bëhesh; kërko në emër të çfarë Zoti të duash, vetëm bëhu, e guxo të thuash, sepse duhet!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit