11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Obama kritikon ashpër Trumpin për menaxhimin e situatës me koronavirus

Rekomandime

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka kritikuar ashpër pasuesin e tij Donald Trump për përgjigjen ndaj krizës së koronavirusit.

- Advertisement -

Gjatë një bisede telefonike private, ai e ka quajtur menaxhimin e pandemisë “kaos katastrofal”.

Obama ka thënë se ai do ta luajë një rol më të madh për ta mbështetur Joe Biden për zgjedhjet presidenciale në nëntor. Këto fjalë i ka thënë në një bisedë me ish-stafin e tij që të punojë për fushatën e Bidenit, raporton CNN.

Qasja e Trumpit e ka një pjesë të fajit për përgjigjen e Shteteve të Bashkuara, ka thënë Obama.

- Advertisement -

“Do të kishte qenë keq edhe me qeverinë më të mirë”, citohet të ketë thënë ai gjatë telefonatës. “Ka qenë një kaos katastrofal kur mendësia se ‘çfarë fitimi kam unë’ dhe ‘në djall të gjithë të tjerët’ është vendosur në qeverinë tonë”.

Deri tash në SHBA janë infektuar 1.3 milionë njerëz e kanë vdekur më shumë se 78 mijë, duke bërë SHBA-në vendin më të prekur në botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit