Ministri serb: Dy shtete të fuqishme po e përkrahin Kosovën për njohje të reja

0
278

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë, tha se dy shtete të mëdha po e përkrahin Kosovën për njohje të reja.

Selakoviq duke i përsëritur fjalët e shefit të tij Vuciq, tha se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashington kur ka vendosur që të aplikojë për anëtarësim në KE.

“Serbia është në situatë të vështirë dhe në presion për të pranuar shkeljen e integritet territorial të “shtetit tonë”. Departamenti i Shtetiti e konsideron valide marrëveshjen e Uashingtonit dhe Prishtina ka treguar se nuk e respekton marrëveshjen”, tha ai.

Selakoviq u shpreh se ka informata se dy shtete të mëdha po e përkrahin Kosovën për njohje të reja.

“Nga shërbimet tona dhe nga informatat që kemi, të paktën dy shtete të mëdha janë duke e përkrahur Kosovën në kampanjën e tyre për njohje të reja si dhe për të ndaluar Serbinë në kampanjën e saj të çnjohjeve. Këshilli i Sigurisë autorizoi presidenti Vuciq për të informuar publikun cilat shtete janë ato”, tha ai.