23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Avokati kosovar kapet duke tentuar të fus para brenda Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë

Rekomandime

Sot, rreth orës ‪15:00 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Zyrtarët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave (euro), për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda qendrës.

- Advertisement -

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe mjeteve të palejueshme, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit