13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Avokati serb pasi Azem Kurtaj u dërgua në arrest shtëpiak: E kundërshtuam vendimin, krimi ishte serioz

Rekomandime

Avokati Milloshe Delleviq, që përfaqëson dy të rinjtë serbë nga Gotovusha që ishin plagosur nga Azem Kurtaj – ushtar i FSK-së – u shpreh se ishin kundër që ky i fundit të vendosej në arrest shtëpiak.

- Advertisement -

Delleviqi i tha gazetës Kosovo-Online se seanca e parë dëgjimore kundër Azem Kurtajt u mbajt sot dhe se i pandehuri nuk e kishte pranuar fajësinë për dy krimet me të cilat akuzohej.

“Avokati i tij propozoi që të zëvendësohej masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak dhe gjykata e aprovoi kërkesën. Ne kundërshtuam, por gjykata nuk i mori parasysh arsyet tona se krimi ishte serioz…” – tha avokat Delleviqi.

Ai u shpreh se do të insistonin deri në fund që të rikualifikohej lënda në tentim-vrasje.

- Advertisement -

Në lidhje me rastin që kishte ndodhur në fshatin Gotovushë kishte reaguar edhe kryeministri Kurti por edhe ministri Armend Mehaj mes shumë figurash tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit