Të dyja janë mjaft të përfolura si Anita ashtu edhe Lola, pasi të dyja përveç karrierave konsiderohen edhe femra me shumë stil.
Sonte të dyja kanë dalur në darkë pa Ramushin dhe Dautin, duke shijuar mbrëmjen vetëm me babanë e tyre, Mustafa Mucaj, motrën dhe vëllain.
Moderatori i njohur i lajmeve sot po feston ditëlindjen dhe në këtë natë veçantë ai po e kalon pranë fëmijëve të tij, ndërsa ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale, ku shihet pranë fëmijëve të tij.
“Me ju gjithmonë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, teksa të gjithë dukeshin elegante.