2.1 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Bahtiri: Jo Agim Veliu, por Isa Mustafa po e bllokon marrëveshjen me VV’në

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se çështja e Kryetarit të Parlamentit është çështje e mbyllur.

- Advertisement -

Bahtiri, në një linjë telefonike ka thënë se LDK’së i kanë ofruar kryetarin e Kuvendit, por këta të fundit kanë dashur Presidentin.

Ai ka thënë se me 26 dhjetor madje propozuan që ata të bëjnë propozimin e një anëtari të LDK’së në krye të Kuvendit, por përsëri LDK nuk deshi dhe shkuan me kandidatin e tyre.

Bahtiri ka thënë se Vetëvendosje për shkak të parimeve nuk bën pazar me një pozitë siç është Kryetari i Kuvendit.

- Advertisement -

“I kam thënë personalisht edhe Agim Veliut se mbi këtë post nuk kalon asgjë. Gjithçka mund të diskutohet, por posti i Kryeparlamentarit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”

Zyrtari i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti është e hapur për të diskutuar për të mirën e Kosovës, por sipas tij kjo parti nuk do të shkel mbi parimet e saja, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Bahtiri thotë se ajo çfarë po kërkon LDK-ja është e pa realizueshme dhe sipas tij Vetëvendosje “s’ka ku të shkojë më”

“Largimi i Glauk Konjufcës do të ishte poshtërim për Vetëvendosjen dhe vet institucionin e Kuvendit”, ka thënë Bahtiri në një linjë telefonike në Dukagjini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit