8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bahtiri thirrje Kurtit: Paret që i ke nda për autostrada ktheji për armatosjen e Ushtrisë, ta mbrojmë veriun

Rekomandime

Akademik Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook, i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë të gjitha investimet kapitale dhe ato t’i adresojë në armatosjen e Ushtrisë.

Bahtiri shkruan:

- Advertisement -

Pas njohjes të pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit nga Rusia, dhe hyrjes ushtarake në këto zona nga ushtria ruse, Republika e Kosovës duhet të tregohet shumë e vëmendshme me situatën në veri.

Prej vitit 1999 Serbia qendron praktikisht në gjendje gatishmërie për ta aneksuar veriun e Kosovës, por që gjithmonë ka pritur të krijohen situata të reja gjeo-politike që do ta favorizonin.

Pas pushtimit të një pjese të Ukrainës nga Rusia, edhe aleati i saj në Ballkan me në krye Vuçiqin duket se nuk ka vullnet të ruaj paqen në rajonin tonë.

- Advertisement -

I bëjë apel Qeverisë së Kosovës që t’i ndalë të gjitha projektet e investimeve kapitale dhe buxhetin e dedikuar për to ta ridestinoj komplet për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

Në maj të vitit 2021 kam nënshkruar kontratë me Ministrinë Mbrojtjes për t’i dhënë në shfrytëzim 195 hektarë tokë në fshatin Cërnushë të Mitrovicës për ndërtimin e bazës ushtarake të FSK-së, nga e cila veriu monitorohet plotësisht. Pas zhvillimeve aktuale, fillimi i ndërtimit të menjëhershëm të saj është nevojë urgjente.

- Advertisement -

Kryeministër Albin Kurti, unë në Vetëvendosje kam ardhur sepse kam besuar dhe besoj që jeni të përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e veriut të Kosovës, i cili ishte harruar nga qeveritë paraprake.
Pas shpërthimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës rendi i ri global ka tendencë për të ndryshuar, e që dihet se Serbia gjithmonë ka qenë dhe është vegël e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Andaj nuk duhet të rrimë duarkryq përballë kësaj situate, por ta armatosim Ushtrinë tonë për aq sa është e mundshme, duke i lënë anash për një kohë autostradat e projektet e ngjashme.

AB

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit