11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Bajqinovci: Nëse Vuçiqi e çon Kosovën në zgjedhje, VV-ja i merr afër 60%

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të kishte fuqi që me situatën e krijuar në veri, ta dërgonte Kosovën në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, do të arrinte t’i fitojë rreth 60 për qind të votave.

- Advertisement -

Bajqinovci ka thënë se beson që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Vendi nuk shkon në zgjedhje sepse nuk e kanë fuqinë dhe mundësinë. Nëse Vuçiqi e ka atë fuqi ta çojë Kosovën në zgjedhje, vaj halli për ne. Nëse Vuçiqi e ka atë fuqi ta dërgojë Kosovën në zgjedhje, është mirë të mos tregojë se sa do të jetë përqindja që do ta fitojë Lëvizja Vetëvendosje, do të shkonte afër 60 për qind”, ka thënë ai në KTV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit