19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Bajqinovci: Policët e arrestuar në pikat kufitare janë incizuar me muaj derisa u kapën në flagrancë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se ka prova të mjaftueshme kundër zyrtarëve policorë që sot u arrestuan në pikat kufitare të vendit.

Anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvend, thotë se hetimet kanë nisur muaj më parë dhe ekzistojnë edhe incizime dhe video ku të përfshirë janë të arrestuarit.

- Advertisement -

“Sa i përket arrestimeve sot ka qenë një aksion masiv i gjerë i Inspektoratit Policor dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka treguar se ka jashtëzakonisht shumë probleme të mëdha në Policinë e Kosovës dhe kjo është me vite të tëra”, tha Bajqinovci në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Këto probleme kanë shfaqur që ka korrupsion, krim të organizuar brenda duke e ditur se diku rreth 50 vetë janë arrestuar e që përbën një numër të madh të policëve e që është shumë shqetësuese”, shtoi ai.

“Të thuhet se qeveria ka gisht në këtë është e pa vërtetë. Qeveria po fasciliton IPK’në, po i fasciliton të gjitha institucionet, në këtë rast Prokurorinë, policinë që të kryhet puna sa më mirë. Pra nuk ka më telefonata me thirr “mos gabo me ma prekë” por ka vetëm fasilitim dhe të kryhet puna sa më mirë që është e mundshme”, tha Bajqinovci.

- Advertisement -

“Këta 50 persona që janë kapur dhe mendohet që janë të involvuar në krim e korrupsion, në kontrabandë dhe gjëra të tjera janë hetuar muaj më parë dhe aq sa kam informacion si anëtar i Komisionit për Siguri ka edhe prova të mjaftueshme, pra direkte ku ka incizime, ka video ku persona e involvum, pra shefat e pikave kufitare, në kontrabandë dhe në krim të organizuar, andaj unë mendoj që IPK ka kryer një punë të madhe sot duke i larguar 50 njerëz nga institucionet. Sot është policia më e sigurt se dje”, theksoi ai.

“Janë incizuar me muaj të tërë derisa i kanë zënë në flagrancë, mund te themi, me provat bindëse dhe tash janë në burg ata”, tha Bajqinovci.

- Advertisement -

“Kjo qeveri është çdo ditë e gatshme të luftojë krimin e organizuar duke i fascilituar institucionet e sigurisë por edhe Prokurorinë përmes logjistikës e që është Ministria e Drejtësisë”, tha Bajqinovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit