3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ballistët, Iuftarët e denjë te Shqypnisë Etnike

Rekomandime

Shkruan: Pjerin Ndoci

- Advertisement -

Iufta Civile ne Shqypni : 1943 – 1944

ashtë rasti te thuhen dy fjalë mbi perbërjen e qendresës shqyptare kunder pushtimit sllavo-komunist.

Kemi pa sesi, i shtypun prej regjimit te Enverit populli shqyptar jepte pershtypjen e nji trupi te mpitë qe s’ishte per asgja. Mirëpo, kur mori vesh se ushtritë me yllin e kuq po e sulmonin Shqypninë, u çue ne kambë me nji forcë te re, porsi t’ishte nji popull tjeter. S’kerkoi veçse armë. Por ata q’e udhëheqnin (ose shtypnin) e genjyen, e tallen dhe e lanë ne baltë. Te tjerë politikanë, qe ishin mbajtun deri ateherë si burra ma te mirë, u kthyen me këmishën e zezë dhe kerkonin t’i mbushnin mendjen gjithkujt se pushtimi i huaj ishte “çlirim”. Natyrisht, ky lloj shpjegimi s’ia mbushte dot mendjen as popullit as djelmnisë, por iu dha te kuptonin nje tjeter gja: se klasa e politikanëvet te vjeter, besnikë te sllavit kishte mbarue pergjithmonë.

- Advertisement -

Kjo e vertetë e hidhur mund te kishte rreziqet e saja, ashtu siç i pati. Por faji nuk ishte aq fort i djelmnisë, e cila ndiqte evolucionin e kohëvet, se sa i atyne që e kishin ulur nacionalizmin shqyptar ne radhën e nji tregtie flamujsh me yllin e kuq.

Ne vendin tonë s’kishte rrahje te lirë mendimesh, dhe idetë e jashtme kishin kjenë marrë prej te rinjvet ne nji menyrë te rremujëshme, pa kritikë, pa komentim. Prandaj nga kontrasti ndermjet mbeturivet mesjetare qe lidheshin tash edhe me pushtimin e huej, nga njana anë, dhe aspiratavet te brezit te ri, nga ana tjeter, mund te ndodhnin gjana te paprituna. Fryma qe mbushte brezin e ri ishte ma fort dalldisje ndjenjash, qe duhej ba diçka e re, se sa punë mendimesh, çfarë dhe qysh. Gjaja qe te rinjtë urrenin pergjithësisht, ishte këthimi ne regjimet e së kaluemës.

- Advertisement -

Deri ateherë s’kishte pasun ne Shqipëri ndonji lëvizje komuniste përveç disa grupthesh te fshehta e te shpërndamë, qe shpesh’herë vepronin ne kundershtim me Ballistat. lëvizja komuniste nuk gjente asnji bazë te pershtatshme. Kshtu qe ato ide, ne nji menyrë te paqartë, klloçitnin vetem ne disa grupthe te rinjsh.

Ngritja kunder pushtimit te huej kje shty nga nj frymë kombëtare dhe djelmnia e shqypnisë u hodh npër demostrata e mbushun me frymë atdhetare. Ata qe i prinin, ishin arësimtarë te rinj shumica, ose edhe atdhetarë te vjeter, te ndritur prej idesë së lirisë kombëtare dhe te përparimit, por jo komunistë. Ishte zjarri i shenjtë i kombesisë ai qe ndezi zemrat ne Ditët e Prillit. Kurse komunistëvet s’iu interesonte atdheu! Pak muej ma vonë, kur u lidh pakti gjermano-sovietik njikohësisht me plasjen e Luftës së Dytë botnore, komunistët shqyptarë zunë te mendonin (dhe e thoshin haptas) se ishin ma t’afërt me regjimin sllavo-komunist, sesa me shqyptarët atdhetar, te cilët qendronin mbi fuqinë e organizueme per lirinë e atdheut,koministët i thanë jo Perëndimit.

Nji gja qe s’e kanë kuptue ala Shqyptarët ashtë se ndjenja nacionaliste dhe komunizmi janë dy veprime te kunderta qe s’mund te pajtohen kurrë me njana-tjetren. Nacionalizmi ashtë dashnia per kombin, per bashkimin dhe naltësimin e tij. Kurse komunizmi ashtë nji internacionalizëm, i bazuem ne te ashtuquejtunin bashkim te t’ashtuquejtunit proletariat botnor. Këto dy veprime te kunderta nuk mund te pajtohen ne nji ide te vetme, as ne nji luftë te perbashkët. Nacionalistët luftonin per te mbrojtun kombin e tyne, kurse komunistët luftonin per te ba revolucionin komunist ne krejtë egersinë e tij. Per te gënjye popullin, komunistët banin gjoja sikur luftonin kunder pushtimit te huej, por e vetmja gja qe iu interesonte ishte revolucioni komunist, te cilin e zbatonin me menyrat ma te tmerrëshme dhe ma mizore. Deri sa te mos kena kuptue kët ndryshim ne mes te Ballistëve dhe te komunistëve, populli shqyptar nuk do te kuptojë asgja nga historia e tij e këtyne 50 vjetëve te fundit.

Kur dy agjentë jugosllavë erdhën ne Shqypni per te krijue partinë komuniste, ne vjeshtën e vitit 1941, disa nga udhëheqësit e lëvizjes kombëtare kishin vuejtun dy vjet burgim ose internim nepër ishujt e Italisë. Ne kët kohë qendresa kunder pushtimit fashist ishte përgjithsue, dhe gjatë luftës italo-greke desh u kthye ne kryengritje. Me çdo kënd te Shqypnisë ishte ç’faqun shpirti kombëtar me demostrata, hedhje traktesh e veprime te tjera. Kjo levizje kombëtare u lidh ne nji organizatë te përgjithshme qe u quejtë Balli Kombëtar. Duke dashur te pajtonte traditën e vjeter per nji Shqypn Ethnike dhe krejt te pavarur me nevojat e riorganizimit ekonomik e shoqnor te kohës sonë, Balli Kombëtar i shpalli popullit nji program te shprehun ne dhjetë nyja (e prandaj u quejt Dekalog ), ku parashikohej lufta per çlirimin e Shqypnisë dhe riorganizimi i jetes ekonomike e shoqnore te vendit mbi nji bazë krejt demokratike. Çeshtja e regjimit politik, pas çlirimit te vendit, do te zgjidhej natyrisht me voten e lirë te popullit.

Komunistët shqyptarë u vunë ne levizje vetem kur atdheu i tyne, domethanë Rusia sovietike, u suImue prej Hitler-it ne Qershor 1941. Po edhe ateherë nuk dinin se ç’ka me ba as qysh me veprue. Ishin te thërrmuem ne grupe te vogla, prej te cilëvet asnjani s’ia lëshonte rrugen tjetrit. Ma randësishmi duket se ishte grupi i Korçës, ku banin pjesë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxja. Hyrja e Rusisë ne Iuftë e vuni ne levizje motorrin e komunizmit nderkombëtar, dhe dy emisarë jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, qe te dy antarë te komitetit krahinor te partisë komuniste jugosllave per Kosovën, u dërguen ne Shqypni prej shtabit te Titos per te formue dhe komandue partinë komuniste shqyptare. Mbasi Shqyptarët pergjithsisht i binden ma shumë te huejit se sa njani-tjetrit, dy emisarët jugosllavë e kryen plotësisht misionin e tyne duke i bashkue grupet e ndryshëm komunistë ne nji parti te vetme, me 8 Nandor 1941. Ata vetë (Miladini me Dushanin) zgjodhen edhe antarët e komitetit qendror me Enver Hoxhën si sekretar te pergjithshëm. Kuptohet vetvetiu se partia komuniste shqyptare ishte si nji degë e partisë komuniste jugosllave, dhe te dërguemit e Titos, Miladin Popoviçi si organizator politik dhe Dushan Mugosha si organizator ushtarak, mbetën drejtuesit dhe komandarët e vertetë te partisë komuniste shqyptare deri mbas Luftës. Ma vonë arriten edhe te tjerë emisarë jugosllavë, si Vukmanoviç Tempo-ja me shokë.

Se ne ç’gjendje ishin komunistët shqyptarë përpara ardhjes s’emisarëvet jugosllavë, e tregon raporti i Miladin Popoviçit drejtue komitetit qendror te partisë komuniste jugosllave, me 21 Maj 1942: “Kemi gjetur nji kaos te vertetë. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithësejt tetë, ndër te cilët dy trotskistë). Seicili prej tyne terhiqte nga ana e tij. Shpesh’herë banin edhe “bashkime” ose “marrëveshje” per te paditur tek na njani-tjetrin”.

Raportet e emisarëvet jugosllavë vertetojnë gjithashtu se, ç’prej “pushtimit” te Shqypnisë prej Italisë fashiste (7 Prill 1939) deri ne Nandorin e vjetit 1941, komunistët shqyptarë kishin ndëjtun si te mpitë tue u kacafytur midis tyne dhe s’kishin lujtë asnji rol ne levizjet e brendëshme te popullit shqyptar gjatë asaj periudhe. (Shih, “Gjaku i Tradhëtuem”, liber i bardhë i ministrisë se Punëve te Jashtme jugosllave, botue më 1949).

Mirëpo t’organizuem dhe te shtymë prej emisarëvet jugosllavë, u hodhen ne nji veprimtari t’ethëshme, sidomos nepër qytetet, tue rekrutue dhe “formue” antarë partie, veçanërisht nepër te rinjtë e papjekun e ne njerz gjysmakë, studentë qe s’kishin kalue kurrë provimet, nxanës shkolle, shegerta, zejtarë, puntorë, vajza te pamartueme ose nga ato q’andërronin te bahëshin heroina romanxi. Kta elemente i fanatizuen me anën e “literaturës” komuniste dhe te konferencavet te tyne, tue përfitue sidomos nga psikoza e nxehtë e Luftës. Me kët armaturë kuadrash u hodhen mandej ne luftë te hapun per te marrë fuqinë. Ndonëse qellimi i tyne ishte pregatitja e revolucionit komunist per marrjen e fuqisë, ne dukje paraqiteshin sikur banin gjoja luftën e çlirimit kombëtar kunder te huejit. Dhe Rusinë sovietike e paraqitnin si flamurtaren e luftës kunder fashizmit per çlirimin e popujvet. Iu premtonin njikohësisht fshatarëvet reformen agrare, dhe gjithkujt liri e begati sa t’i donte zemra, shkurt, do te krijonin nji parajsë qe populli se kishte pa as n’andërr. Por mbasi emri komunist tingëllonte keq ne Shqypni, megjith premtimin e parajsës, dhe nën atë emer nuk mund te terhiqnin masat e gjera e ndonji pjesë intelektualësh “progresistë”, menduen djallëzisht te luenin komedinë e krijimit te nji t’ashtuquejtuni “Front Nacional-Çlirimtar”, ashtu siç kishin ba partitë e tjera komuniste tek popujt e Evropës lindore. Per kët qellim organizuen nji mbledhje ne Pezë, me 16 Shtator 1942, ku kishin thirrur edhe disa nacionalistë si jallan-shahitë. Ndonëse disa prej këtyne e kuptuen dredhinë dhe nuk e nënshkruen rezoluten e Pezës, komunistët e quajten sikur lidhja u bs, dhe luftën e tyne e vazhduen nën masken e “Frontit Nacional-Çlirimtar” qe i fshihte partisë komuniste turinin e ariut. Kjo maskë vazhdon edhe sot me t’ashtuquejtunin “Front Demokratik” te komunistëvet ne “zgjedhjet legjislative”. Megjithë’qe manevra e krijimit te “Frontit Nacional-Çlirimtar” duket e thjeshtë si nji loder femijësh, genjeu goxha intelektualë me diploma universitetesh, avoketër, doktorë e profesorë, te cilët e paguen mandej gabimin me jeten e tyne. Por m’e keqja ish se genjeu shumë njerz te thjeshtë, te cilët besuen se komunistët luftonin me te vertet per atë program qi i shpallnin popullit. Edhe kta e paguen shtrenjtë gabimin ose janë tue e pague. Po n’atë menyrë u genjyen edhe si antarë partie nji pjesë e te rinjvet, qe s’mund t’a kuptonin sesi do t’ishte komunizmi ne praktikë. U genjyen te paknaqurit, ata qe paten vuejtë shumë nën regjimet e mëparshme dhe qe shkonin me mirëbesim se komunizmi do t’iu permirësonte jetesën. Por ai element i terhjekun ne kët menyrë dhe qe kishte nji farë ndienje njerzore u kosit ma vonë. Ata qe sundojnë ma ne fund dhe mbeten zotër te situatës ne nji parti komuniste janë nga gjakpirësit ma mizorë, nga kriminelët ma shtazarakë, ambiciozët qe kanë dështue ne çdo punë tjeter dhe qe kujtojnë se te gjitha fajet ua kishte sistemi shoqnor ose njerzia mbarë. Partia komuniste shqyptare zhduku jo vetem ata qe u shoqëruen me te ne t’ashtuquejtunën “Lëvizje Nacional-Çlirimtare”, po edhe te gjithë komunistët e orës se parë, antarët e vjetet te Komitetit Qendror, komandarët e çetavet, t’ushtrisë, perveç Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, e ndonjë te rralli si Hysni Kapua e Haxhi Lleshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit