1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ballkani i Hapur” Berisha paraIajmëron Vuçiçin: Mos mendo të vish në Tiranë

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvendin e PD, të thirrur nga ai.

Berisha gjatë fjalës ka folur për Ballkanin e Hapur, teksa ka paralajmëruar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që mos të vijë në Shqipëri se do përballet me sheshe dhe rrugët plotë kundër tij.

- Advertisement -

“PD ngrihet fuqishëm si parti e interesit kombëtar, e cila do i jap fund kriminelëve të Beogradit, Shqipërisë dhe Ballkanit.

Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i gjenocidit në Kosovë që mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve. Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit.

Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë.

- Advertisement -

Kërkoj bashkimin tonë sot jemi mbledhur këtë 9 mijë e 400 e 35 delegatë shpreh rrespektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë delegatët që për aryse shëndetësore kanë patur dëshirë por s’kanë arritur të vijnë. Për të gjithë ata të cilët për skepticizëm nuk janë bashkuar në këtë forum, ne mbetemi të hapur edhe për ata.

Kontributi i tyre do mbetet gjithmonë i çmuar. Mos shkojnë pas njeriut që s’ka asnjë normë përvec pabesisë. Që kalon nga disfata në disfatë nga humbja në humbje. Demokratët meritojnë fitore. Rroft PD e rithemeluar. Rroft Shqipëria”tha Berisha ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit