Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “bandit të pastër” ndërsa fliste në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut të enjten.
Në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në Capitol Hill, Biden tha se Putini është një “diktator vrasës, një bandit i pastër që po bën një Iuftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.
“Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij dhe ato janë pjesë e arsyes që kostoja po shkon kaq e lartë”, tha Biden.
Biden called Putin a bloody dictator and a purist thug. pic.twitter.com/J6Bpu9aOeF
— NEXTA (@nexta_tv) March 17, 2022
Presidenti amerikan nuk u kursye as mbrëmë teksa fliste për homologun rus, duke e quajtër ndër të tjera edhe ‘krimineI Iufte’.
Përndryshe, Biden dje njoftoi për pakon e re të ndihmave për Ukrainën, duke i dërguar armatim në vlerë prej 1 miliard dollarësh.