Bankat në Kosovë për dy muaj fitojnë mbi 25 milionë euro të pastra

0
176

Edhe në këtë vit, saktësisht në muajin shkurt të 2023, Bankat Komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë një fitim të pastër neto prej 25.2 milionë euro, shkruan Kosova ime.

Siç thuhet në raportin e fundit të BQK-së, të hyrat në muajin janar të këtij viti e kapën vlerën e 55.3 milionë eurove, ndërsa shpenzimet ishin 30.1 milionë euro.

Në krahasim me muajin janar të këtij viti, bankat në muajin shkurt fituan 11.8 milionë euro më shumë.

Kjo pasi, vetëm në muajin janar, bankat në vend kanë fituar 13,4 milionë euro të pastra.

Vlen të theksohet se vlera e aseteve të bankave në vend ishte 6 miliardë e 708 milionë e 900 mijë euro. Shuma e kredive deri në shkurt ishte 4 miliardë e 380 milionë euro. Nga kjo shumë, 1 miliard e 656 milionë e 600 mijë euro ishin të lëshuara për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 698 milionë e 300 mijë ishin për korporatat jofinanciare dhe 9 milionë e 400 mijë ishin për korporatat e tjera financiare.

Norma në kredi në muajin shkurt të vitit 2023 ishte 6,5 për qind.

Mirëpo përveç numrit të kredive të mëdha, edhe numri i depozitave të kosovareve nëpër banka ishte mjaft i madh. Deri në muajin shkurt në bankat e kosovarëve ishin 5 miliardë e 570 milionë e 500 mijë euro./Kosova ime